Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar sot publikisht pas lajmit për zyrtarizimin e divorcit me Ilir Metën. Përmes një deklarate të ndjerë në rrjetet sociale, Kryemadhi konfirmon ndarjen, duke iu drejtuar me një mesazh të sinqertë ndjekësve dhe mbështetësve të saj.

“Uroj që të më mirëkuptoni sot, në këtë ditë jo të mirë për mua dhe familjen time”, shkruan Kryemadhi, ndërsa thekson se pavarësisht gjithçkaje, ajo do të vazhdojë ta mbështesë Ilir Metën si prind i fëmijëve të tyre të përbashkët. “Unë kërkoj prapë me të njëjtin përkushtim dhe dashuri votën për babain e fëmijëve të mi, për të cilët do jepja jetën, e jo më votën”, vijon ajo.

Në të njëjtën kohë, ajo bën thirrje për pjesëmarrje masive në hapjen e fushatës së opozitës, duke e cilësuar qeverisjen aktuale si “regjim të helmuar që po shkatërron deri edhe familjen shqiptare”.

Ajo fton qytetarët të bashkohen në sheshin “Nënë Tereza” në orën 19:00, për të dhënë një mesazh të fortë kundër qeverisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu