
Samiti për zgjerimin e BE-së do të zhvillohet sot në Bruksel, ku do të marrin pjesë udhëheqësit e Unionit dhe ato të vendeve kandidate. Siç raportohet, punimet e samitit pritet të nisin në orën 14:00 deri në 17:00
I pranishëm në Bruksel do jetë edhe kryeministri Edi Rama, kryeministri malazez Milojko Spajiç, ai maqedonas Hristijan Mickoski, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy si dhe ajo moldave Maia Sandu. Ndërsa nga Unioni do të marrë pjesë Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa.
Samiti do të ofrojë një platformë të parë të këtij lloji për udhëheqësit e vendeve kandidate për të shprehur perspektivat e tyre mbi rrugën e zgjerimit, nga vendosmëria e Ukrainës dhe Moldavisë mes luftës së vazhdueshme në Ukrainë deri te pritja dekadashe e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim. Secili udhëheqës do të sjellë njohuritë e veta se si perceptohet zgjerimi nga pikëpamja e kombit të tyre dhe çfarë do të sjellë rruga përpara./ora news
            
	





