
Sot më 10 Qershor zhvillohet provimi i dytë i Maturës Shtetërore, ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, një test ky i detyruar.
Janë rreth 27 mijë maturantë në të gjithë vendin që do t’i nënshtrohen këtij provimi.
Testimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë nis zyrtarisht në orën 10:00.
Provimi do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Përdorimi i celularit është rreptësisht i ndaluar nga nxënësit.
Kujtojmë se para 1 jave u zhvillua provimi i Anglishtes.
/tvklan.al