
Sot Presidenti i Republikës ka dekretuar vetëm Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama.
Dekretimi i anëtarëve të Këshillit të Ministrave, përfshirë ministrat e veçantë, do të bëhet në një moment të mëvonshëm, sipas procedurës kushtetuese.
🔹 Baza kushtetuese e këtij dekreti është e qartë dhe ndodhet në rreshtin hyrës të tij, në përputhje me nenin 96 të Kushtetutës, ku përcaktohet se Presidenti i Republikës dekreton Kryeministrin mbi bazën e propozimit të partisë ose koalicionit fitues në zgjedhje.
🔹 Neni 2 i dekretit nuk emëron ministra, por ngarkon Kryeministrin me një funksion të caktuar, sipas propozimit politik të partisë fituese.
Ky është një akt i zakonshëm në përputhje me praktikën institucionale.
🔹 Sa i përket referencave për nenet 102 dhe 103 të Kushtetutës, ato lidhen me funksionet e Kryeministrit dhe kriteret për anëtarët e Këshillit të Ministrave. Në këtë fazë, dekretimi i Kryeministrit është plotësisht në përputhje me këto dispozita, pasi ai i plotëson të gjitha kushtet dhe kërkesat e parashikuara.
Pra, dekretimi i sotëm nuk prek apo bie ndesh me rendin kushtetues, pasi ka të bëjë vetëm me mandatin e Kryeministrit. Çdo dekretim tjetër i ardhshëm për përbërjen e qeverisë do të shqyrtohet sipas procedurave dhe neneve përkatëse të Kushtetutës.