Sot feston e gjithë Shqipëria, por dy djemtë e saj ndër më të mirët nuk janë në Gjermani për atë që kanë luftuar gjithë jetën si futbollistë.Në këtë prag ndeshje pikëpyetjet mbeten të shumta dhe misteri se përse nuk u thirrën dy djemtë që kanë mbajtur peshën e ekipit në rrugëtimin drejt Gjermanisë janë të shumta. Një prej tyre lidhet me prapaskenat e mundshme në Federatën Shqiptare të Futbollit të përfshirë në sherrnajë me Bashkinë e Tiranës.

Por a mund të jetë kjo foto arsyeja e vërtetë e mosgrumbullimit të Uzunit dhe Cikalleshit?!

yacht hotel sarande

Fakt është se klani Duka është e provuar se i fut hundët ngado dhe lufta brenda llojit është më e fortë. Deri tani dimë se trajnerin e kombëtares e bënë lushnjar dhe jo tirons, dhe dihet se mjeshtrit të PR Erion Veliaj nuk do t’I shpëtonte kjo mundësi e artë që t’I bënte pasaportizimin brazilianit kuqezi në Tiranë.

Arsyeja e moshës dhe argumente të tjera që janë dëgjuar poshtë e lartë vazhdojnë të mos bindin askënd. Të përfshirë nga ethet e europianit shqiptarët nuk harrojnë e madje nëse humbim me Italinë do t’ia mbajnë vëth në vesh Silvinjos se nuk mori me vete Myrto Uzunin dhe Sokol Cikalleshin

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu