
Samiti i Komunitetit Ekonomik Ndërkombëtar “Future Investment Initiative Europe” do të mbahet sot në Tiranë, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Me shumë interes pritet ardhja e Jared Kushner dhe Ivanka Trump, vajza e Donald Trump, e cila sot për sot mbetet femra më e hijshme në botë.
Në samit do të mbajë fjalën e tij edhe dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, Jared Kushner. Ai vjen sot në Tiranë dhe do të flasë si CEO dhe themeluesi i “Affinity Partners”. Në axhendën e mëposhtme thuhet se fjalimi i tij pritet të mbahet mes orës 10:05 dhe 10:25 të 17 majit.Më pas do të jetë edhe kryeministri Edi Rama që do të mbajë fjalimin e tij, gjithashtu edhe presidenti francez, Emmanuel Macron. Pjesëmarrës në këtë samit është senatori italian dhe ish-kryeministri Matteo Renzi.
Në këtë edicion special të samitit do të diskutohen 8 fusha kyçe: Fragmentimi dhe gjeoekonomia, siguria dhe pavarësia energjetike, inteligjenca artificiale dhe robotika, kujdesi shëndetësor, industria e prodhimi, tregtia, turizmi dhe inovacioni në sipërmarrje.
Lajmi është për Jared Kushner, ndërsa kryelajmi do të jetë Ivanka Trump. /Koha Jonë