“Sot është Dita Ndërkombëtare e Parlamentarizmit, e cila shënon themelimin 135 vjet më parë, më 30 qershor 1889 të Unionit Parlamentar Ndërkombëtar, IPU.

IPU, organizata e parë shumëpalëshe në botë, nga 9 parlamente themelues, numëron sot 180 parlamente anëtare. Parlamentet janë shtylla të demokracisë dhe diplomacia parlamentare një protagoniste e rëndësishme për ndërtimin e urave të miqësisë, paqes, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit.

yacht hotel sarande

Kuvendi i Shqipërisë është anëtar dhe kontribues aktiv i Unionit Parlamentar Ndërkombëtar.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, në kuadër të veprimtarive me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës, në Prishtinë do të zhvillohet ndeshja e futbollit midis skuadrave të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu