Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore drejtuar nga PD cel sot zyrtarisht fushatën elektorale nga sheshi Nënë Tereza, ku pritet të mblidhen kandidatët nga të gjitha qarqet.

Me ardhjen ne celje të fushatë edhe të konsulentit Chris la Civita Berisha dhe stafi i tij janë kujdesur për detajet e fundit të këtij mitingu hapës elektoral drejt zgjedhjeve elektorale të 11 majit. Gazetari Andon Kello, tha për ABC News se në sheshin Nënë Tereza përgatitjet duket te jenë drejt fundit. Do të jetë një podium ku do të flasë ish kryeministri Berisha, konsulenti amerikan Chris la Civita, por edhe disa qytetarë të cilët do të tregojnë historitë e tyre por edhe problematikat e hasura.

PD është kujdesur që edhe në imazhin e hapjes së kësaj fushate të kopjojë atë të Presidentit Trump, gjatë fushatës së tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA. Në podium do të jenë vetëm të rinj, që do të qëndrojnë pas shpinës së z. Berisha.

Sakaq 186 kandidatët e koalicionit apo edhe drejtues të partive aleate do të jenë të ulur përballë podiumit. Po ashtu do të ketë disa simbolika me numrin 1, disa dekore, përflitet se do të jenë 11 njësha për të simbolizuar hapjen e fushatës më datë 11 prill, zgjedhjet e 11 majit, apo edhe vetë numrin që koalicioni përfaqëson në fletën e votimit. Mitingu elektoral është parashikuar të nisë në orën 19:00 në sheshin Nënë Tereza, është bërë traditë tashmë nga PD që të zgjedhë këtë shesh si për hapjen ashtu edhe për mbylljen e fushatës elektorale.

Ende nuk janë përmbyllur detajet e fundit sa I përket fjalimeve, deri më tani dihet se z.Berisha do të ketë fjalimin mbyllës, por do të ketë edhe një fjalim nga konsulenti amerikan La Civita dhe qytetarë. Sakaq mësohet se disa aktivitete do të zhvillohen nga ora 18:00 deri në 19:00 nga Forumi Rinor i PD dhe më pas do të kulmohet me celjen e fushatës./abcnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu