Partia Socialiste ka mbledhur Grupin Parlamentar. Raportohet se në fokus të diskutimeve ka qenë kandidatura e Avokatit të Popullit pasi sot mbyllet afati i aplikimeve.
Deri më tani janë dorëzuar katër kandidatura: Saimir Visha, Genta Bungo, Shkëlqim Sulo dhe Ismail Tafani.
Pas përfundimit të afatit të aplikimeve, Komisioni i Ligjeve do të nisë procesin e seancave dëgjimore për kandidatët.
Postin e Avokatit të Popullit e mban Erinda Ballanca që prej vitit 2017. Mandati 5-vjeçar ka përfunduar në vitin 2022 dhe Ballanca po qëndron në detyrë 3 vite mbi mandatin e rregullt.
Sot, në orën 17:00 Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike do të diskutojë për shpalljen e kësaj vakance./CNA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu