Në Pallatin e Kongreseve sot do të zhvillohet Kuvendi Kombëtar i Rinisë Socialiste.

Kryeministri Rama ka postuar dje (31 janar) një video në rrjetet sociale, kur përpos mesazheve të dy të rinjve protagonistë në të, janë zbuluar edhe imazhe nga skena ku do të ngjiten 30 të rinj folës, ndërsa aktiviteti do të përmbyllet me fjalimin e tij.

yacht hotel sarande

“Jemi në Pallatin e Kongreseve ku do të zhvillohet Kongresi Kombëtar. Një superevent ku kryefjalë është rinia. Ja ky është vendi ku rinia do të thotë mendimin e saj: qartë dhe pastër. Këtu do të kemi 30 folës të rinj,” thonë dy të rinjtë.

Salla do të ketë të pranishëm të rinjtë nga Partia Socialiste, të cilët do të vijnë nga të gjitha qarqet, nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim.

“Pas diskutimeve që janë bërë në të gjithë Shqipërinë, është momenti që rinia e Partisë Socialiste të mbushë sallën e Pallatit të Kongreseve plot,” thonë dy protagonistët e videos, ndërsa e mbyllin mesazhin e tyre me një thirrje për pjesëmarrje në Kuvendin Kombëtar të rinisë socialiste.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu