Besimtarët myslimanë në mbarë vendin kremtojnë sot Kurban Bajramin, njërën nga festat më të rëndësishme të kalendarit islam. Qindra mijëra qytetarë u mblodhën që në orët e para të mëngjesit në sheshe dhe xhami për të kryer faljen e Bajramit, në një atmosferë të mbushur me lutje, reflektim dhe ndjesi të thella shpirtërore.

Ceremonia qendrore në Tiranë u zhvillua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku morën pjesë besimtarë nga kryeqyteti dhe qytete të tjera të vendit.

Kurban Bajrami, i njohur edhe si Festa e Sakrificës, përkujton aktin e devotshmërisë së profetit Ibrahim, i cili pranoi të flijojë të birin në shenjë bindjeje ndaj Zotit. Në këtë ditë, shumë familje therin kurban – zakonisht dele, dhi apo lopë – dhe mishin e ndajnë me familjarët, fqinjët dhe njerëzit në nevojë, duke dëshmuar bujari dhe ndjenjë komuniteti.

Festa do të vijojë gjatë gjithë ditës me vizita në familje, shkëmbim urimesh dhe ndarje të ushqimit, duke forcuar lidhjet shpirtërore dhe humane që kjo festë përcjell ndër breza.

👉 AIA.AL uron nga zemra: Gëzuar Kurban Bajramin! Paqe, mëshirë dhe harmoni në familjet tuaja!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu