Përcillet sot në banesën e fundit me nderime të mëdha shkrimtari Ismail Kadare. Prej orës 09:00 kanë nisur homazhet publike në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Tiranë.  Në ora 11:30 është Ceremonia shtetërore e Lamtumirës dhe në 12:30, nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës.

Dhjetëra qytetarë janë duke bërë homazhe, personalitete por dhe njerëz të thjeshtë që janë rritur me romanet e tij. Sot Shqipëria është në ditën e dytë të zisë, së cilës i është bashkuar edhe Kosova me një ditë zie për nder të autorit të “Ra ky mort e u pamë” dhe shkrimtarit që me penën e tij ngriti zërin në kohët më të vështira për Kosovën.  Në orën 13:00 në nderim të tij do ndërpritet cdo veprimtari dhe do mbahet një minutë heshtje.

yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu