Ditën e sotme, më 10 maj, në qytetin e Tiranës do të zhvillohet etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”, një garë kronometrike që përfshin vetëm rrugët e kryeqytetit.

Për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit, disa akse rrugore do të jenë të bllokuara për qarkullimin e mjeteve.

Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 10:00 deri në 18:00 të së shtunës do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në itinerarin e garës, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.

Sheshin “Skenderbej”;

Rrugën “Urani Pano”;

Rrugën “Dedë Gjo Luli”;

Rrugën “Ibrahim Rugova”;

Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;

Bulevardin “Gjergj Fishta”;

Rrugën “Muhamet Gjollesha”;

Bulevardin “Bajram Curri”;

Rrugën “Ibrahim Rugova”;

Rrugën “Lek Dugagjini”;

Rrugën “Dervish Hima”;

Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;

Rrugën “Abdyl Frashëri”;

Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;

Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit.

Ndërkohë nga ora 08:00 deri në orën 11:00 do të jetë levizje kufizuar dhe nuk do të lejohen parkime në segmentet rrugore: “Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durresit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu