
Sot, të dielën më 21 dhjetor, në orën 16:03 ndodh solstici i dimrit, një ngjarje e rëndësishme astronomike që shënon zyrtarisht fillimin e dimrit në hemisferën veriore.
Solstici i dimrit është dita më e shkurtër e vitit apo nata më e gjatë momenti kur orët e dritës janë në minimumin vjetor dhe hijet zgjaten më shumë se në çdo periudhë tjetër të vitit. Pas këtij çasti, ditët do të fillojnë gradualisht të zgjasin.
Fenomeni shpjegohet me pozicionin e Tokës në raport me Diellin: boshti i rrotullimit të Tokës është i anuar rreth 23.5 gradë. Gjatë solstizit të dhjetorit, Poli i Veriut anon larg Diellit, duke bërë që hemisfera veriore të marrë më pak dritë dhe më pak nxehtësi.
Një moment i veçantë në ciklin e natyrës, i njohur dhe i vëzhguar që nga lashtësia, që shënon pikënisjen e stinës më të ftohtë të vitit.






