Në Elbasan besimtarët myslimanë falën Kurban Bajramin, ditën e solidarizimit me njëri tjetrin dhe nderimit në emër të Allahut. Mijëra besimtarë mbushën sheshin “Aqif Pasha” teksa myftiu Agim Duka përcolli mesazhin e tij.
“Duke marrë shkas dhe nga ngjarjet e fundit, kundrejt familjes dhe traditave tona të vyera, këshilloj të ruajmë vlerat fetare e kombëtare, të ruajmë familjen, të ndihmojmë njëri tjetrin, të punojmë për një të ardhme më të mirë për veten tonë, interesi i vendit të mbizotërojë mbi interesat personale, tu shtrijmë dorën e ndihmës të gjithë atyrë që kanë nevojë. Allahu do të jetë në ndihmën tuaj, aq sa ju do të jeni në ndihmë të njëri tjetrit.”
Besimtarët ndanë mes tyre urimet për më shumë shëndet e begati teksa ju drejtuar vatrave familjare për të festuar, jo vetëm me njëri tjetrin, por edhe ata që kanë nevojë.
Akti i Kurbanit konsiston në therjen e një kafshe si flijim për të shënuar këtë rast në përkujtim të flijimit të Profetit Ibrahim për Zotin.

yacht hotel sarande

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu