“ABC News”, në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, Angi Ricerche, ka publikuar këtë të hënë në emisionin “Real Story”, sondazhin e dytë për zgjedhjet e 11 majit.

Në sondazhin e dytë janë pyetur mbi 8400 qytetarë dhe gjithashtu janë bërë edhe pyetje shtesë. Në sondazh janë përfshirë Elbasani dhe Fieri.

Lidhur me votën në shkallën kombëtare, nga të anketuarit, 51.7 përqind e tyre kanë deklaruar se do të votojnë PS.

 

Ndërsa, 36.8 përqind janë përgjigjur se do të votojnë PD dhe koalicionin e saj për Shqipërinë Madhështore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

*Kryesore

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu