
Pas matjeve në muajin Shkurt dhe Mars, Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore për Qarkun e Tiranës në muajin Prill. Metodologjia e përdorur është sërish si në matjet e mëparshme kampion rastësor i shtresëzuar (referuar njësive administrative) dhe madhësia e kampionit ka qenë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut Tiranë, ballë për ballë.
Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e tretë zgjedhore të Barometrit “Euronews” në Qarkun e Tiranës është 11 Prill – 22 Prill 2025 dhe marzhi i gabimit është +/-3.1%.
Matja e tretë e Barometrit për Qarkun e Tiranës e realizuar nga data 11 deri në 22 Prill tregon një trend të ndryshëm nga matjet kombëtare për pëlqyeshmërinë e liderëve politikë.
Edi Rama në Tiranë ka pëlqyeshmërinë 45%, ndërsa në nivel kombëtar e kishte 49.4%.
Sali Berisha në Tiranë ka 30.2% pëlqyeshmëri ndërsa në nivel kombëtar ishte 33.5%.
Agron Shehaj në Tiranë është 27.3% në pëlqyeshmëri ndërkohë që në nivel kombëtar ishte 37.3%.
Adriatik Lapaj ka 25% pëlqyeshmëri në Tiranë, ishte 35.1% pëlqyeshmëria e tij në nivel kombëtar.
Arlind Qori 23.5% në Tiranë ishte 24% në nivel kombëtar.
Dashamir Shehi është në Tiranë 19.4% në pëlqyeshmëri, ishte 23.1% në nivel kombëtar.
Elena Kocaqi është 10.8% pëlqyeshmëri në Tiranë ishte 14.9% në nivel kombëtar.
Tom Doshi në Tiranë e ka mendimin pozitiv 8.7%, e kishte 20.2% në nivel kombëtar.
Basha 8.2% pëlqyeshmëri në Tiranë, ishte në nivel kombëtar 9.7%.
Kreshnik Osmani 4.5% në Tiranë mendimin pozitiv, 5.4% në nivel kombëtar.
Edmond Stojku 3.3% mendim pozitiv në Tiranë, ishte 4.5% në nivel kombëtar.
Sondazhi/ Bie pëlqyeshmëria në Tiranë për drejtuesit e
Edhe nëse krahasojmë pëlqyeshmërinë brenda qarkut në 3 matje radhazi, duket qartë që Edi Rama ka rënë në matjen e fundit në pëlqyeshmëri (50.3 % Shkurti /50.4% Marsi/45 % Prilli).
Berisha po ashtu ka rënie në pëlqyeshmëri (28.2% Shkurt /31.9% Marsi /30.2 % Prilli).
Shehaj ka rënë po ashtu në matjen e tretë në pëlqyeshmëri në Tiranë (29.9% Shkurt/31.7 % Mars /27.3 % Prill).
Lapaj po ashtu si liderët e mësipërm bie në pëlqyeshmëri në Tiranë në matjen e tretë (29.3 % Shkurt/29.7 % Mars /25 % Prill).
Arlind Qori bie në pëlqyeshmëri në Tiranë në matjen e tretë (25.2 % Shkurt /27.6 % Mars /23.5 % Prill)
Basha bie po ashtu në pëlqyeshmëri nga matja e dytë në të tretën në nivelet si në vijim (12.7% Shkurt /10% Mars /8.2 % Prill)./Pamfleti