
Numri i aksidenteve në vendin tonë po pëson rritje nga dita në ditë.Vetëm me skutera elektrikë, janë shënuar 212 raste të aksidenteve nga janari dhe deri tani.
“Aksidentet që vihen re rëndom janë ato të zakonshmet, janë ato automobilistike për shkak edhe të fluksit më të madh të lëvizjeve, jo vetëm ata që banojnë në vendin tonë por edhe pjesa më e madhe turistëve që vinë. Janë aksidentet me bicikleta, me scootera elektrikë qoftë edhe aksidentet për të lëvizur në këmbë. 2024 ka qenë 694 raste total, 2025 vetëm gjysma e vitit është vetëm 212, kështu që trendi është të kapi të njëjtat shifra deri në fund të vitit”, shprehet mjeku ortoped Ilir Hasmuça.
Mjeku ortoped Iliri Hasmuca thotë se dëmtimet më të zakonshme janë ato të kokës, apo qafës, ndërsa apelon për më shumë kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve dhe respektim të rregullave të qarkullimit rrugor.
“Mund ti shmangim duke zbatuar një lloj protokolli personal të mos tejkalimit të shpejtësisë, respektimit të sinjalistikës rrugore, përdorimi i mjeteve mbrojtëse sepse vëmë re që ne si popull nuk e kemi si kulturë, mbajtjen e kokores, e gjujtësëve. Duhet zbatuar sinjalistika, duhen marrë masa të mburojës personale, moskonsumimi i alkoolit.”
Kthimi i emigrantëve dhe ardhja e turistëve ka shtuar gjithashtu edhe numrin e aksidenteve në rruge.
/vizionplus.tv