Në garën e parë të sezonit të Kupës së Botës, skiatorja italiane që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi, arriti një rezultat të kënaqshëm duke nisur dhe përfunduar në vendin e 17-të me kohën 1.08.39. Colturi kishte një diferencë prej 2.57 sekondash nga vendi i parë, ku u rendit kampionia e botës, Mikaela Shiffrin. Lara Colturi vazhdon të mbetet skiatorja më e re e këtij edicioni të Kupës së Botës, duke tërhequr sërish vëmendjen si një nga surprizat e sezonit. Kujtojmë që vitin e kaluar, gara në Solden nuk u përfundua nga Colturi.
Përkundër kësaj, rezultati i saj i siguron pjesëmarrjen në finalen mes 30 më të mirave. Ndërkohë, mungesa e Lara Gut-Behramit, e cila nuk startoi për shkak të një dëmtimi në këmbë, u vu re në këtë garë./Tema