
Kryeministri Edi Rama ka shpallur sot një iniciativë të rëndësishme financiare me qëllim mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në sektorin e bujqësisë. Banka e Shqipërisë ka hapur një linjë të re financimi prej 250 milionë eurosh, në bashkëpunim me bankat e nivelit të dytë, e cila do të jetë në dispozicion për projektet investuese në bujqësi.
Gjatë fjalimit të tij, Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e kësaj lëvizjeje për përmbushjen e objektivit të ambicioz që eksportet bujqësore shqiptare të arrijnë në 1 miliardë euro deri në vitin 2030. Ai vuri në dukje se eksportet aktuale janë katërfishuar, duke arritur mbi 500 milionë euro nga mbi 100 milionë euro në momentin që ai mori detyrën.
Për të përballuar sfidat e financimit të bujqësisë dhe përshtatjes me standardet e larta të Bashkimit Europian, qeveria ka vendosur të mbështesë këtë linjë financimi përmes Garancisë Sovrane, duke mbuluar 70% të principalit të kredisë. Norma e interesit do të jetë shumë tërheqëse dhe synohet të rritet volumi i investimeve në bujqësi, përfshirë investimet në serra dhe agropërpunim.
Kryeministri Rama foli gjithashtu për “Paketën e Maleve” që synon lehtësimin e kërkesave për kolaterale për ata që duan të investojnë në zonat kodrinore dhe malore të Shqipërisë, duke siguruar garanci për investimet e tyre dhe duke u mundësuar atyre të përfitojnë titujt e pronësisë përmes investimeve.