Një zbulim tronditës është bërë në zonën e Scossicci, në kufirin mes Porto Recanati dhe Loreto në Itali, ku autoritetet kanë gjetur një varrezë klandestine me rreth 53 skelete qensh.

Mbetjet u zbuluan në një hendek pranë autostradës, ndërsa shumë prej tyre ishin reduktuar në eshtra dhe të mbyllura në thasë plastikë. Alarm i menjëhershëm u dha pas gjetjes së trupit të një qeni race pastore maremmano me këmbët e lidhura, një detaj që ngriti dyshime për keqtrajtim.

Prokuroria e Maceratës ka hapur hetim për vrasje kafshësh, ndërsa Instituti Zooprofilaktik i Tolentinos po kryen autopsi për të përcaktuar shkaqet e ngordhjes, moshën dhe përmasat e kafshëve. Deri më tani, asnjë prej tyre nuk rezulton i pajisur me mikroçip.

Numri i madh i mbetjeve, që dyshohet se janë grumbulluar ndër vite, i shtyn hetuesit të përjashtojnë mundësinë e një rasti të izoluar. Autoritetet po hetojnë për një aktivitet të organizuar dhe të zgjatur në kohë, me synimin për të identifikuar përgjegjësit e këtij veprimi të paligjshëm dhe mizor.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu