Problematikat lidhur me vaksinën e brucelozës në bagëtitë e imta vazhdojnë të përshkallëzohen, duke krijuar një situatë të rrezikshme për shëndetin e kafshëve dhe njerëzve. Rreth dhjetë ditë më parë, me një urdhër të papritur nga Ministria e Bujqësisë, është bërë shpërndarja e vaksinës në të gjitha rrethet e Shqipërisë. Ky veprim është i maskuar si përpjekje për të demonstruar se vaksina është në dispozicion, por në realitet përbën një gabim fatal që rrezikon efikasitetin e saj. Në një periudhë të dimrit, me kushte të disfavorshme për ruajtjen e temperaturës së kërkuar të vaksinës, sigurimi i zinxhirit ftohës është pothuajse i pamundur.
Problem i Rëndë me Ruajtjen e Temperaturës së Vaksinës
Frigoriferët në drejtoritë rajonale shpesh janë pajisje të dëmtuara dhe, në shumicën e rasteve, nuk kanë energji të vazhdueshme elektrike, pasi nderpritet energjia, mungon edhe gjeneratoret. Në këto kushte, vaksina nuk arrin të ruajë temperaturën e nevojshme, duke bërë që zinxhiri ftohës të ndërpritet. Kjo situatë rëndon me përgjegjësi Ministrinë e Bujqësisë, e cila, duke kërkuar të shfaqet kompetente, në fakt dëmton rëndë efikasitetin e vaksinës dhe për rrjedhojë edhe shëndetin e kafshëve.
Urdhrat e Papritur të Vaksinimit dhe Dëmi Ekonomik për Bujqësinë
Vaksinimi i brucelozës për 2024, i kryer në mënyrë të papritur dhe nën presion, është një vendim që teknikisht rezulton i dështuar. Strategjia e ndjekur për vaksinimin duket se është e papërshtatshme dhe po dëmton ekonominë blegtorale të vendit. Veterinerët janë vënë nën presion të madh për të kryer vaksinimin, edhe pse vaksina, sipas prodhuesit, mund të shkaktojë abort (dështim) në kafshët shtatzëna. Ky fenomen jo vetëm që ndikon në shëndetin e kafshëve, por krijon një dëm ekonomik të konsiderueshëm për fermerët dhe buxhetin e shtetit.
Këshillë për Veterinerët dhe Paralajmërim për Rreziqet
Veterinerët duhet të jenë shumë të kujdesshëm gjatë aplikimit të vaksinës, duke u siguruar që kafshët nuk janë shtatzëna, pasi rreziku për abort është real dhe i dokumentuar. Nëse pas vaksinimit konstatohet dështimi i shtatzënisë te kafshët, fermerët kanë të drejtë të raportojnë këtë te kryeveterineri i rrethit dhe shteti është i detyruar t’i kompensojë për dëmin e shkaktuar.
Pse Vaksinimi në këtë Periudhë është i Papërshtatshëm?
1. Kafshët janë shtatzëna – Vaksinimi është i ndaluar në kafshët shtatzëna, dhe në këtë periudhë shumica e deleve dhe dhive janë shtatzëna.
2. Procesverbali i vaksinimit – Për sa kohë që nuk ka përfunduar periudha e lindjeve, procesverbali nuk mund të përfundojë dhe të dorëzohet,pasi eshte ne nivel fshati.
3. Testimi i titrit të antitrupave – Pas vaksinimit, është e nevojshme që kafshët të kontrollohen për titrin e antitrupave për të siguruar efektivitetin e vaksinës. Kjo nuk mund të realizohet pa procesverbal të saktë.
4. Kostoja e lartë për veterinerët – Në rastin e vaksinimit të përsëritur, veterinerët do të duhet të udhëtojnë disa herë në fshatra, duke sjellë kosto shtesë që nuk mbulohen nga Ministria e Bujqesise .
5. Rregullat e ruajtjes së vaksinës – Vaksina ka veçorinë që, pas hapjes, duhet përdorur e gjitha menjëherë. Me një përqindje të ulët të lindjeve, kjo përfshin një rrezik të madh për ruajtjen dhe efektivitetin e saj.
Kërkojmë Ndërhyrje Urgjente nga Ministria e Bujqësisë
Jemi në një situatë alarmante ku shëndeti i kafshëve dhe njerëzve është në rrezik. Autoritetet përkatëse duhet të marrin përgjegjësitë e tyre seriozisht, të ndalojnë veprimet impulsive dhe të sigurojnë që vaksinat të ruajnë zinxhirin ftohës, si dhe të aplikohen në periudhat e përshtatshme për të minimizuar rrezikun ndaj shëndetit të kafshëve dhe pasojave ekonomike për fermerët.
yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu