
Mike Waltz ka marrë përgjegjësinë për futjen e gazetari të “Atlantic” në bisedën e klasifikuar të Pentagonit në lidhje me sulmet Houthi.
Në një intervistë me Fox News, këshilltari i Donald Trump pranoi se ai “bëri një gabim” duke menduar se ishte “dikush tjetër”, por gjithashtu nënkuptoi se Jeff Goldberg “arrinte disi të depërtonte në grupin Signal”.
Waltz pretendon se e mori numrin e Goldberg me një emër tjetër “për shkak të një gabimi të stafit të tij”, për të cilin “merr përgjegjësinë e plotë”. Ai e quajti të turpshme rastin e bisedës konfidenciale të Pentagonit në të cilën redaktori i Atlantic u fut gabimisht.
“Është e turpshme. Por ne do ti shkojmë deri në fund. Ne kemi mendjet më të mira teknike ‘që po ekzaminojnë se si mund të ketë ndodhur kjo. Unë mund të them 100 përqind se unë nuk e njoh këtë djalë.
Unë e njoh atë për shkak të reputacionit të tij të tmerrshëm dhe ai është me të vërtetë llum i gazetarëve. Dhe e njoh atë në kuptimin që ai e urren presidentin, por unë nuk i dërgoj mesazhe atij.
Nuk ishte në telefonin tim dhe ne do ta kuptojmë si ndodhi”, tha këshilltari i Donald Trump, Mike Waltz në lidhje me përfshirjen e gazetarit Jeff Goldberg në një bisedë të Signal.
Teksa pranoi gabimin Waltz, nënkuptoi se gazetari “ishte siguruar që të ishte aty” në bisedë.
“Unë marr përgjegjësinë e plotë. Kam krijuar grupin. Detyra ime është të sigurohem që gjithçka të jetë e koordinuar. Nuk dua të jem pedant këtu, por a keni pasur ndonjëherë një kontakt nga dikush që tregon emrin e tij dhe më pas ka numrin e dikujt tjetër? Dukej si dikush tjetër. Tani, nëse ata e bënë atë qëllimisht ose ndodhi në ndonjë mënyrë tjetër teknike është diçka që ne po përpiqemi ta kuptojmë”, theksoi ai.
Ndërkohë dje Donald Trump mbrojti këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare dhe tha: “Ai nuk ka pse të kërkojë falje. Ai po bën më të mirën”.