Gazment Bardhi nga foltorja e Kuvendit kërkoi edhe një herë mocion me debat lidhur me raportin e OLAF për fondet e Komisionit Europian në ndihmë të bujqësisë shqiptare. Bardhi akuzoi mazhorancën de do që ti mbajë të mbylura fondet e IPARD për fermerët, pasi Konferenca e Kryetarëve dje e mohoi.

Ka një njoftim zyrtarë të zyrës kundër mashtrimit në BE se ka informuar autoritetet përgjegjëse mbi raportin përfundimtar të zyrrës së POLAf mbi abuzimet në bujqësi. Nuk e di se çfarë më shumë zyrtare kërkoni. Ministrja është prezente. Duhet ta ketë marrë raportin e OLAF. Punën e kanë përfunduar dhe autoritetet përgjegjësie e kanë dërguar. Nëse ministria është skenë krimi nuk.. atëherë e kanë shpallur skenë krimi ministrinë e Bujqësisë.

yacht hotel sarande

Raporti është përfundimtar dhe micioni me debat bazohet mbi njoftimin zyrtar. Asnjë e dhënë nuk ështrë thashethem por është dokumenti zyrtar mbi kontrollin publik. Pas hetimit të rastete është vërejtur nga RSH është abuzuar me fondin e dhënë në kuadër të IPARD 2, konisderohet i papërshtatshëm dhe i kërkohet KE të pezullojë dhënien e fondit IPARD 3, 112 milion euro derisa të merren masa për të mbrojtur interesat financiare.

Opozita i shtriu dorën mazhorancës që të bëhemi bashkë dhe të analizojmë gjetjet e OLAF, në funksion të zhbllokimit të fondeve. Nëse do e kishim përdorur këtë çështje për politikë do kishiom vendosur gishtin tek përgjegjësit. Këta po nuk patën fonde që ti vjedhin. Këta nuk i duan fondet. Ata që vuajnë pasojat janë qytetarët shqiptarë. Jemi për të përfaqësuar interesin e qytetarëve shqiptarë, që këto fonde të zhbllokohen.

E vetmja kopetencë e konferencës së kryetarëve është të caktojë datën e mocionit për debat. Dhe jo më vonë se 30 ditë nga paraqitja e kërkesës për mocion. Doni ti mbani të bllokuara fondet për fermerët. Janë 112 milion euro të dhëna në dispozicion. A është ky interesi i të gjithëve ne? Kolegët thoshin në Konferencën e Kryetarëve të mbylli Prokuroria hetimet.

Detyra jonë është që fondet ti bëjmë efektiv një orë e më parë. Çfarë po bën kuvendi që këto fonde ti shkojnë bujqësisë. Nuk kanë kohë për të pritur. Nuk duhet ta harxhojmë kohën asnjë minutë, por duhet të bëhemi bashkë për të marrë masat që i japin garanci Komisionit Europian për të zhbllokuar fondet në ndihmë të bujqësisë. Përgjegjësia është e juaja. Debatin do ta bëjmë. As ju Kryetare as Konferenca e Kryetarëve nuk ka të drejtë të na mohoj të ndihmojmë fermerët shqiptarë.’, tha Bardhi

Kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi i është përgjigjur Gazment Bardhit i cili kërkoi mocion me debat për fondet e IPARD. Çuçi tha se mazhoranca është e hapur për debat, por nuk është momenti i duhur pasi qeveria po bën përpjekje për të zhbllokuar fondet dhe se raporti i OLAF është ende konfidencial.

Çuçi: Në lidhje me mocionin me debat dhe rezolutën e propozuar nga PD, ne kemi pasur një qëndrim të qartë në konferencën e kryetarëve. Jemi dakord që të zhvillojmë debat për një çështje kaq të rëndësishme që lidhet me zhvillimin e një sektori jetik si bujqësia. Pikërisht në mbrojtje të interesit të fermerëve dhe në përpjekjet që po bën qeveria për të zhbllokuar ato milion euro që i janë dedikuar Shqipërisë, kemi thënë që është i parakohshëm një debat përderisa raporti i olaf është konfidencial. Ka vetëm një paragraf ku përmenden shtet që ka shkelje të procedurës lidhur me fondet e BE. Raporti me të gjitha gjetjet dhe parregullsitë është ende konfidencial. Pasi ky proces dhe përpjekja e qeverisë për të zhbllokuar fondet të realizohet, që të mos minojmë përpjekjen duhet ta bëjmë këtë debat më pas. Jemi të hapur për debat, por në momentin e duhur.

Deputeti socialist Erion Braçe është nxehur me opozitën e cila kërkoi me këmbëngulje një mocion me debat për bllokimin e fondeve të IPARD. Braçe tha se kërkesa e tyre është rrëzuar dhe se duhet të vijohet me rendin e ditës.

Ndërkohë, ligjvënësi socialist tha se ata që janë zgjuar për bujqësinë duhet të flenë gjumë akoma, ndërsa shtoi se kur ai fliste për bujqësinë opozita tallte menderen./Shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu