Mbi 27 mijë maturantë zhvillojnë sot provimin e matematikës.

Dhe siç është shndërruar tashmë në Traditë, edhe kësaj radhe, si gjithmonë, vetëm 30 minuta pas nisjes së provimit është publikuar në rrjetet sociale edhe teza e Matematikës.

Dhe si zakonisht, edhe sot Ministria e Arsimit do të justifikohet se publikimi i tezës nuk luan rol në testimin e maturantëve shqiptarë.

Për zhvillimin e provimit janë rreth 145 qendra, ku çdo qendër administrohet nga një përgjegjës administrimi dhe nga administratorë të caktuar për çdo mjedis ku zhvillohet provimi.

Për korrigjimin e testeve janë angazhuar më shumë se 640 mësues. Provimet e maturës po zhvillohen në shkolla që plotësojnë kushtet infrastrukturore të përcaktuara në Rregulloren e Maturës Shtetërore.

Këtë vit Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët që janë me aftësi speciale.

Deri tani maturantët kanë kryer provimin e gjuhës së huaj, gjuhës shqipe e letërsisë, ndërsa më 24 qershor do t’i nënshtrohen provimit me zgjedhje./ora news

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu