Federica Mogherini, një nga figurat më të njohura të diplomacisë europiane dhe ish-Përfaqësuese e Lartë e BE për Politikën e Jashtme, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e re/tores së College of Europe, pas përfshirjes së saj në një skandal të madh hetimor mbi tenderët e BE-së.

Sipas La Repubblica, Mogherini ka dërguar një e-mail të shkurtër dhe institucional drejt stafit të tre kampuseve të institucionit akademik, duke konfirmuar largimin e saj pas pesë vitesh në krye të kolegjit dhe si drejtore e European Union Diplomatic Academy.

Hetimi që tronditi diplomacinë europiane

Mogherini është vënë nën hetim nga Prokuroria Evropiane (EPPO), e cila më 2 dhjetor e shoqëroi për në komisariat në Belgjikë së bashku me dy bashkëpunëtorë të saj. Hetimi lidhet me dyshime për parregullsi të rënda në procedurat e prokurimeve dhe kontratave të lidhura me fondet europiane.

Skandali ka shkaktuar një tërmet politik dhe institucional, duke përfshirë një prej emrave më të spikatur të diplomacisë së BE-së dhe të botës akademike europiane.

Një dorëheqje e papritur

Largimi i Mogherinit është përshkruar si i menjëhershëm dhe i diktuar nga zhvillimet e ditëve të fundit, ndërsa hetimet e EPPO-s pritet të thellohen në javët në vijim.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu