Komisionerët e Partisë Demokratike në Fier kanë ndaluar numërimin e votave duke u tërhequr për shkak të lodhjes. Ata kanë kërkuar që procesi i numërimit të votatave të filloje nesër në orën 8:00.

Numërimi është ndërprerë për 3 KZAZ-të e qytetit përkatësisht për 58, 59 dhe 60, ndërsa qarku Fier në total ka 9 KZAZ. Ky vendim nuk është mirëpritur nga numëruesit e PS të cilët duan që të vijoi numërimi.

Nënkryetarja e KZAZ – se Enkelejda Veliu ka pohuar se numëruesit nuk kanë zvendësues.

‘Ne menduam që ta ndërpresim votimin për ta nisur nesër në mëngjes në orën 8:00. Është një lodhje njerëzore, nuk mundemi më, nuk kemi zvendësues’, tha ajo.

Ndërkohë, Patosi, Roskoveci dhe Mallakastra pritet që të rifillojnë numërimi, pasi janë pushim që prej orës 8./shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu