Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Toni Gogu prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike u projektligjin “Për vullnetarizmin”.

Sipas Gogut, projektligji synon të rregullojë qartë aktivitetin e vullnetarëve duke e dalluar nga puna e paguar dhe duke garantuar që vullnetari dhe i punësuari të mos ngatërrohen asnjëherë.

Ligji mbron vullnetarët nga rastet e abuzimit apo neglizhencës dhe fuqizon shoqërinë civile përmes krijimit të një regjistri elektronik ku çdo orë shërbimi do të dokumentohet gjithashtu parashikohen fonde nga buxheti i shtetit për programe të specializuara dhe për njohjen e kampionëve të vullnetarizmit me çmime dhe certifikata

Ministri sqaroi se projektligji vendos standarde të qarta për oraret e angazhimit duke ndaluar praktikat e së kaluarës si puna e detyruar apo vullnetarizmi 8 orë pa pushim ligji përcakton kufij të veçantë për të miturit dhe shtresat e pambrojtura duke vendosur parime të mosdiskriminimit dhe mbrojtjes së shërbimit të ofruar vullnetarizmi sipas tij është një veprim i lirë pa pagesë në dobi të komunitetit dhe nuk mund të zëvendësojë punën e paguar.

“Për publikun që na ndjek do doja të thoja që është e vërtetë që ne vijmë, shoqëria jonë vjen me një ngarkesë te fjala “vullnetar”.Pikërisht sepse të gjithë ata që e kanë pasur atë fat të keq që ta provojnë vullnetarizmin e para viteve ’90 u vjen në mendje puna e detyruar. Ky projekt bën ekzaktësisht të kundërtën. Sepse ky projekt mbron vullnetarin nga një punë e detyruar, pra nga kazmat dhe lopatat që t’i jepte shteti me zor.”

Në fjalën e tij Gogu theksoi se Bashkimi Europian nuk ka një kod unik për vullnetarizmin por çdo vend e rregullon me ligj specifik Shqipëria po ndjek të njëjtën praktikë duke respektuar rekomandimet e Këshillit të Europës për lëvizshmërinë e të rinjve projektligji u jep të rinjve mundësinë që energjinë e tyre ta shfrytëzojnë jo vetëm në protesta por edhe në veprime konkrete si mësimdhënia ndihma për fëmijët pa mundësi shtesë arsimimi mbështetja e personave me aftësi të kufizuara dhe komuniteteve në nevojë

Në përfundim ministri nënvizoi se ky projektligj është një hap i rëndësishëm për ta kthyer vullnetin e mirë të qytetarëve në një shtrat social që forcon kohezionin barazinë dhe solidaritetin duke garantuar se vullneti i mirë nuk mbetet i paorganizuar dhe i pambrojtur

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu