Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 18 vatra zjarri në disa bashki të vendit, ku aktualisht 3 prej tyre vijojnë të jenë aktive, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe pyjore dhe bujqësore.

Vatrat aktive janë evidentuar në këto zona:

Orikum, Vlorë – Në zonën “Sotiran”, ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, po punohet për izolimin e flakëve në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në operacion janë angazhuar 8 forca zjarrfikëse, forca bashkiake, Shërbimi Pyjor dhe 20 efektivë të Forcave të Armatosura.

Bulqizë, Dibër – Në vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë”, njësia Zerqan, zjarri ka përfshirë rreth 18 hektarë pyje me pisha dhe dëllinja. Operacioni i shuarjes vijon me forca operacionale dhe mbështetje të mëtejshme prej rreth 25 personash.

Parku Kombëtar Lurë, Dibër – Në zonën e “Liqeni i Luleve”, zjarri ka prekur një sipërfaqe me pisha dhe livadhe. Aktualisht flakët janë të kontrolluara brenda një perimetri, por puna për shuarjen e plotë vijon.

Bilanci i dëmeve deri tani:

  • Të djegura rreth 36 hektarë bimësi;
  • 2.500 rrënjë ullinj mbi 10 vjeç të shkrumbuara në Zgërbonjë, Poliçan, ku Policia ka ndaluar një person si të dyshuar për shkaktimin e zjarrit;
  • Rreth 30 rrënjë pemësh frutore (ullinj, kumbulla, fiq, hardhi) të djegura në lagjen “11 Shkurti” në Kuçovë, për shkak të këputjes së telave elektrikë.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 28 automjete zjarrfikëse dhe 237 forca, përfshirë 40 ushtarakë dhe një helikopter Cougar.

Rreziku nga zjarret mbetet i lartë në disa qarqe:
Rrezik i lartë në Fier dhe Vlorë
Rrezik i moderuar në Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Berat, Korçë, Gjirokastër
Rrezik i ulët në Shkodër, Kukës dhe Dibër

Strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen për minimizimin e dëmeve dhe rrezikut për jetën e qytetarëve.

Thirrje për qytetarët:
Shmangni çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr në natyrë dhe denonconi çdo vatër zjarri pranë autoriteteve. Bashkëpunimi është jetik për mbrojtjen e mjedisit dhe sigurisë së përbashkët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu