Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC, nga ora 09:00 deri në 20:00 të datës 20 gusht 2025, janë raportuar 12 vatra zjarri në vend. Nga këto, 6 vatra janë shuar plotësisht, 2 vatra janë aktive, ndërsa 4 vatra janë nën monitorim.

Vatrat e izoluara dhe shuara plotësisht:

  1. Lagjja numër 1, Rrogozhinë.
  2. Fshati Ahmataj, njësia administrative Tropojë e Vjetër, bashkia Tropojë.
  3. Fshati Llugaj, njësia administrative Llugaj, bashkia Tropojë.
  4. Fshati Sohodoll, njësia administrative Kastriot, bashkia Dibër.
  5. Lagjja numër 3, Vlorë.
  6. Fshati Durisht, njësia administrative Petrelë, bashkia Tiranë.

Vatrat aktive dhe situata aktuale:

  1. Fshati Xeth, bashkia Fushë-Arrëz – Situata është e qetë dhe vatra e zjarrit pothuajse e izoluar. Në disa zona ka ende riaktivizime të vogla, të cilat po mbahen nën kontroll nga punonjësit e shërbimit pyjor.
  2. Fshatrat Damjan, Fortuzaj dhe Isufaj, bashkia Tiranë – Zjarri është minimizuar dhe po mbahet nën mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare. Në terren janë angazhuar 5 efektivë me 1 automjet zjarrfikës nga MZSH Tiranë, 4 forca policore dhe 3 forca bashkiake.
  3. Pranë tunelit të Krrabës, bashkia Tiranë – Është regjistruar një vatër e re zjarri pasdite. Në vendngjarje ka mbërritur Shërbimi Vendor Zjarrfikës, që po punon për izolimin e flakëve.
  4. Parku Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik – Zjarri i rënë më 11 gusht vijon të monitorohet nga forcat bashkiake për të shmangur riaktivizimin. Sot situata është e qetë dhe terreni mbetet nën vëzhgim.
  5. Afër Fabrikës së Çimentos, njësia administrative Fushë-Krujë – Zjarri i rënë më 19 gusht është izoluar në 5 vatra, ndërsa intensiteti ka rënë në nivel të ulët. Forcat operacionale po e mbajnë nën monitorim.
  6. Fshati Lapardha, njësia administrative Kotë – Zjarri i riaktivizuar më 19 gusht po vazhdon të jetë aktiv. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi Zjarrfikës i Selenicës dhe po punohet për shuarjen e tij.

QKOEC apelon qytetarët të qëndrojnë të informuar dhe të raportojnë çdo riaktivizim të zjarreve duke telefonuar numrin e emergjencës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu