
Sipas të dhënave të Policisë në Serbi, numri maksimal i serbëve që kanë protestuar në të gjitha rrugët e Beogradit të shtunën ka qenë rreth 107 mijë.
View this post on Instagram
Siç ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, numri është në rënie.
Protesta ka nisur nga mëngjesi e pritet të vazhdojë deri në mbrëmje.
Rreth orës 11:30 ka ndodhur një incident kur një makinë ka përplasur protestuesit që po shkonin drejt qendrës së qytetit.
Tre persona kanë mbetur të lënduar dhe drejtuesi i mjetit është arrestuar.
Prestigjiozja The Guardian i ka dedikuar një artikull protestës masive sot në Beograd të Serbisë, duke thënë se është më e madhe në historinë e një vendi ballkanik.
Zhurmat e bilbilave dhe vuvuzelave bënë jehonë në të gjithë kryeqytetin serb, i cili është në gatishmëri të lartë që nga shpallja e tubimit.
Gjithashtu në qendër të Bogradit, është parë figura e Kalit të Trojës me rrota, 3.5 metra të gjatë, e krijuar nga studentët e Arteve.
Tensionet janë rritur përpara demonstratës, pasi mbështetësit e presidentit filluan të ngrenë një kamp në një park përpara pallatit presidencial.
Vuçiç paralajmëroi në fillim të kësaj jave se forcat e sigurisë do të përdorin forcën kundër njerëzve në tubim.
Transporti i qytetit të Beogradit u anulua të shtunën në një përpjekje të dukshme për të parandaluar njerëzit të merrnin pjesë në miting, ndërsa kolona të mëdha makinash bllokuan rrugët që të çojnë në kryeqytet.
Kompania e transportit tha se lëvizja ishte bërë “për arsye sigurie”.
Vuçiç, i cili ka dominuar politikën serbe që kur u bë kryeministër në 2014 dhe më pas president në 2017, tha se demonstruesit nuk do ta detyronin kurrë të tërhiqej.
“Do të duhet të më vrisni nëse doni të më zëvendësoni,” tha ai.
Autoritetet janë përballur me protesta thuajse ditore që nga nëntori i kaluar kur një çati e stacionit u shemb duke vrarë 14 vetë në Novi Sad, qyteti i dytë i Serbisë.
Shumë fajësuan korrupsionin e shfrenuar për katastrofën në stacion, të cilin Vuçiç e kishte inauguruar në vitin 2022 pas rinovimeve.Mijëra studentë janë mbledhur në Beograd për të kërkuar drejtësi për 15 viktimat që humbën jetën nga shembja e çatisë në Novi Sad.
Në sheshin “Sllavia”, studenti i parë që ka folur ka bërë thirrje që “zëri i tyre të dëgjohet”.
Ndërkohë gjatë fjalimit të studentes së dytë një grua u ngjit në skenë duke tentuar t’ia marrë mikrofonin.
“S’do të lejomë më që të na privoni lirinë tonë”, ka thënë studentja gjatë fjalimit.