Çfarë loje pres nga Italia? Mendoj që në bazë të asaj që kemi parë, ata mund të adaptohem me disa formacione. Kanë lojtarë që ua mundësojnë të ndryshojnë lojën. E vështirë që të thyhen. Nëse flasim në tërësi, Italia është e fortë edhe nëse luan në mbrojtje. E mbajnë topin mirë, pozicionohen, vrapojnë. Ne ende kemi edhe 1 stërvitje dhe duhet të vendosim pikat e fundit.

yacht hotel sarande

E dimë çfarë gare është, i dimë kundërshtarët sa të mëdhenj janë. Në 2018 ne filluam Botërorin me Brazilin dhe ishim të barabartë ndaj Zvicrës, të gjithë japin maksimumin. Kur fiton një ndeshje, ai favoriti më pas ka vështirësi. Kemi presion, por kemi ardhur për të garuar. Presioni është më pak për ne pasi kundërshtarët nuk mund t’ia lejojnë vetes hapin fals. Ne do të luftojmë për secilën pikë. Do të shohim, gara është shumë e vështirë. Çdo gjë ndodh në një ndeshje futbolli.

I kemi studiuar kundërshtarët dhe jemi përqëndruar te Italia më shumë. Në javën e fundit kemi punuar 6 apo 8 ditë që është një cikël i rëndësishëm në futboll për të krijuar një strategji. 3-4 ditë më pas për ndeshjet e tjera. Për Italinë jemi përgatitur dhe duam të dalim mirë.

Sa i përket nivelit, lojtarët janë gati. Fizikisht jo. Kur një lojtar vjen me shumë ndeshje të luajtura është mirë. Ata kanë bërë një punë shumë të mirë. Asllani, Broja duken shumë mirë edhe pse s’kanë luajtur aq shumë. Sa më tepër që luan aq më mirë është, por lojtarët e mi duken shumë shumë mirë fizikisht.

Mitaj dhe Daku mund të përmirësojnë ekipin edhe pse luajnë në Rusi apo duhet të luajnë në një ligë më të madhe?
Janë dy lojtarë të mëdhenj, të mrekullueshëm. Do flas për Dakun, është shumë i mirë. Mund të përmirësohen në ligën ruse, është e vështirë fizikisht dhe sfiduese. Ata mund të forcohen si lotjarë të fuqishëm me mentalitet të duhur si Mitaj. Ai ka qenë mbrojtës i majtë siç unë isha dikur. Është i ri, e dua dhe e kam sjell 19 vjec këtu. E kam parë që mund të ndihmojë këtë Kombëtare. Ka bërë vetëm 10 ndeshje. Më pëlqejnë që të dy dhe mund të përmirësohen kudo”, tha Silvinjo

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu