
Shqipëria do të mbyllë sot fushatën kualifikuese për Botërorin 2026 në Grupin K, për t’u përqëndruar më pas te gjysmëfinalja e “play off”. Kuqezinjtë vendosen përballë Anglisë, prej orës 18:00 në stadiumin “Air Albania”.
Silvinjo ka vendosur të dërgojë në tribunë dy futbollistë, pikërisht Juljan Shehun dhe Mario Mitajn. Të dy të konsideruar të paprekshëm gjatë kualifikueseve të Botërorit.
Shkak për këtë vendim është bërë numri i lejuar nga UEFA, që lidhet me 23 lojtarë nga 25 që u grumbulluan fillimisht. Klisman Cake dhe Adrion Pajaziti që qëndruan në tribunë ndaj Andorrës, do të kenë mundësinë që të kenë mundësinë e tyre.
Ky vendim nuk është edhe aq surprizues, pasi pesë futbollistë të Kombëtares rrezikojnë që në rast ndëshkimi ndaj Anglisë të humbasin gjysmëfinalen e “play off”. Mitaj dhe Shehu ishin pjesë e tyre, ndërsa tashmë të rrezikuar mbesin Rei Manaj, Arlind Ajeti dhe Nedim Bajrami./tema







