
Kombëtarja shqiptare luan sot sfidën e fundit të grupit kualifikues të Kupës së Botës 2026, një ndeshje që nuk ndikon më në objektivin historik të arritur tashmë: kualifikimin në play-off. Kuqezinjtë kanë siguruar vendin e tyre në mars dhe trajneri Silvinjo ka zgjedhur të menaxhojë me kujdes skuadrën.
Rotacioni i Silvinjos
Për të shmangur rrezikun e pezullimeve, tekniku brazilian ka lënë jashtë 23-shes Mitajn dhe Shehun, të dy me nga një karton të verdhë larg mungesës. Ndërsa Ajeti dhe Manaj ulen në stol, me Nedim Bajramin si i vetmi titullar i zakonshëm.
Silvinjo ka aktivizuar nga minuta e parë Alijin, që zë vendin e Mitajt, ndërsa Ramadani merr rolin e Shehut në mesfushë. Në repartin ofensiv, surpriza është vendosja e Uzunit si qendërsulmues, me Hoxhën dhe Bajramin në krahë.
Anglia me formacion të plotë
Në kampin anglez nuk ka kursim. Trajneri Tomas Tuhel hedh në fushë që në fillim emrat më të mëdhenj: Stouns, Rajs, Bellingham dhe Kejn, duke e bërë të qartë se “Tre Luanët” kërkojnë një rezultat dinjitoz deri në fund të grupit.
—
Formacionet zyrtare
Shqipëria
Strakosha; Ismajli, Gjimshiti, Hysaj; Aliji, Ramadani, Asllani, Laçi; Bajrami, Hoxha; Uzuni
Trajner: Silvinjo
Anglia
Henderson; Kuansah, Bërn, Stouns; O’Rajlli, Uarton, Rajs; Bouen, Bellingham, Eze; Kejn
Trajner: Tomas Tuhel
Në pritje të një performance pozitive, kuqezinjtë synojnë të mbyllin me dinjitet një fazë historike, ndërsa të gjithë sytë tani janë drejt marsit dhe ndeshjes vendimtare të play-off-it.







