
Kënga “Zjerm” e Shqipërisë i dha fund interpretimeve të natës finale të Eurosong në Bazel të Zvicrës. Shkodra Elektronike ishte i 26-i në radhë.
Mënyrat për të votuar:
- Përmes aplikacionit zyrtar të Eurovisionit:
- Përmes faqes zyrtare të votimit:
- Vizito www.esc.vote (aktiv gjatë spektaklit)
- Zgjidh vendin ku ndodhesh dhe ndiq udhëzimet për të votuar.
- Me telefon ose SMS (vetëm në vendet pjesëmarrëse):
- Numrat për votim do të shfaqen në ekran gjatë transmetimit në televizor.
Kujdes për kohën e votimit:
- Votimi hapet para këngës së parë dhe mbyllet rreth 40 minuta pas këngës së fundit (pra pas interpretimit të Shqipërisë dhe të tjerëve).
A mund të votoj për Shqipërinë?
- Po, nëse nuk je në Shqipëri, dhe ndodhesh në një vend tjetër pjesëmarrës ose në një vend nga “Rest of the World”.
- Jo, nëse je brenda Shqipërisë, pasi nuk lejohet të votosh për vendin tënd
View this post on Instagram