Nga Çapajev Gjokutaj

Mbrëmë emisioni Top Story, gjatë një pjese të mirë të kohës, nuk u drejtua nga Grida Duma po nga Edi Rama. Që ta perceptojnë dhe ata që s’e kanë ndjekur po sjell vetëm një episod.

Tani vijmë tek patatja e nxehtë, thoshte p.sh moderatorja me synimin që të kalonte diskutimin tek ish ministrat e burgosur. Kryeministri mohonte që këtu të kishte ndonjë patate të nxehtë.

Moderatorja nervozohej dhe në vend të thoshte ‘ministra nën hetim’ thoshte ‘ministra të dënuar’. Kryeministri e kapte lapsusin, kundërshtonte një copë herë dhe pastaj, për të ‘gjurmuar’ të vërtetën modertorja shfaqte në sfond listën e ofiqarëve të burgosur.

Rama e përqendronte vemendjen tek ata që janë akoma nën hetim dhe hidhej në sulm kundër kënetës mediatike që nëpër studio u ka bërë gjyqin e i ka dënuar, megjithëse ligji thotë se janë të pafajshëm derisa nuk ka vendim përfundimtar gjykate.

Moderatorja, e prekur në sedër, kthehej e mbronte emisionin e vet, i kërkonte të ftuarit të përmendte ndonjë rast që në emisionet e saj ishin bërë gjyqe të tilla dhe ashtu, e zhytur në llogoren e vetmbrojtjes, e linte emisionin që për minuta të tëra të rridhte mes cicmicesh.

Drejtuesët e emisioneve doemos që janë njerëz dhe si gjithë të vdekshmit gabojnë edhe ata. Veç kësaj, dikush duhet t’u kujtojë se nuk janë në studio për të mbrojtur veten dhe emisionet e tyre, po për të moderuar bisedën, për të mos e lenë të shkapërdredhet, për të injoruar vogëlimat e për t’u përqendrur në çështje që i interesojnë publikut./Tema

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu