Pak minuta pas grabitjes tronditëse të bizhuterive të kurorës franceze në Muzeun e Louvre, një foto e shkrepur nga fotografi i Associated Press, Thibault Camus, u bë virale në mbarë botën.

Në imazh, oficerë francezë policie duken duke bllokuar hyrjet e muzeut më të vizituar në botë, ndërsa në plan të parë, një burrë i veshur me pallto elegante, këmishë, kravatë dhe kapelë fedora, ecën i qetë pranë tyre. Një detaj i thjeshtë që u kthye në sensacion online.

Fotografi Camus e shkrepi imazhin instinktivisht, pa e ditur se do të hapte rrugën për një stuhi spekulimesh në rrjetet sociale.
Përdorues nga e gjithë bota filluan të pyesin: kush është burri misterioz? A ka lidhje me grabitjen? Apo thjesht është një kalimtar me shumë stil?

Sipas AP, ai nuk është identifikuar si pjesë e hetimit dhe autoritetet franceze kanë preferuar të mos komentojnë më tej, duke lënë misterin të bëhet legjendë urbane.

Ndërkohë, hetimet për grabitjen e ndodhur më 19 tetor vazhdojnë. Katër persona të maskuar arritën të hynin në një nga krahët e muzeut, duke përdorur një dritare anësore pranë lumit Senë. Në më pak se 4 minuta, ata vodhën tetë bizhuteri të kurorës franceze, përpara se të zhdukeshin pa lënë gjurmë.

Ngjarja ka nxjerrë në pah problemet e sigurisë në institucionet kulturore, ndërsa fotoja e famshme me burrin në fedora është bërë tashmë simboli i misterit parizien – aty ku arti, eleganca dhe krimi duken se ecin dorë për dore.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu