Një ngjarje si në filmat aksion ka tronditur Vlorën në orët e para të mëngjesit, ku një 15-vjeçar përmbysi një automjet policie pas një ndjekjeje të rrezikshme në rrugët e qytetit.

Pamjet

Sipas të dhënave, gjithçka nisi rreth orës 01:10, kur i mituri, që drejtonte një automjet tip “Golf”, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar. Ndjekja vijoi në disa lagje të qytetit, duke krijuar momente tensioni dhe rreziku.

Ngjarja kulmoi në bulevardin “Ismail Qemali”, ku një tjetër patrullë policie kishte ngritur pritë për ndalimin e mjetit. Por përplasja ishte e pashmangshme: automjeti i të miturit goditi makinën e policisë, duke e përmbysur në rrugë.

Si pasojë e aksidentit, dy efektivë të policisë mbetën të lënduar dhe u transportuan për ndihmë mjekësore, ndërsa në ngjarje u përfshi edhe një mjet tjetër tip “Benz”, fatmirësisht pa pasoja për personat brenda.

Në automjetin që drejtohej nga 15-vjeçari udhëtonin edhe dy të mitur të tjerë. Autori është shoqëruar në komisariat, ndërsa policia po heton për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu