Nëna e 22-vjeçarit Fatjon Kasaj, të riut që u përplas për vdekje nga një 81-vjeçar në janar të këtij viti, ka rrëqethur me rrëfimin e saj për humbjen e të birit.

Në një rrëfim në “Me Zemër të Hapur” në News24, nëna e të riut ka treguar edhe momentet e fundit të takimit djalin e saj të vetëm, i cili u gjet pas aksidentit nga një familjar në vendin e ngjarjes.

“Mbaj mend çdo sekondë të takimit të fundit me tim bir. Ai nuk zgjohej kurrë herët por atë ditë erdhi në biznesin që kemi. Sa po na shihte na thoshte “Ku jeni o yje?”. Kërkoi t’i bëja pak mëngjes, nuk kisha frikë që do të ikte me motor pasi ai me ato sporte merrej. U nis dhe nuk arriti dot tek i ati.

Ka qenë një ditë me diell, kur po hanim bukë më tha, mami i mora rrezet e diellit sot, ishte kohë aq e bukur dhe e qetë. Nuk kishte mot të keq. Aksidenti u pa nga një familjar i yni i cili më pas njoftoi edhe babanë e tim birit. Kushëriri ynë e njohu djalin vetëm nga tatuazhet që kishte në këmbë.

Na thanë që djali ka ndërruar jetë në vend. Nuk mbaj më mend asgjë, më ka marrë ambulanca dhe nuk di më asgjë”, tha ajo.

Nëna e të riut është shprehur se tashmë prej gjashtë muajsh që ka ndodhur ngjarja, familja e autorit nuk i ka folur kurrë dhe as nuk na kanë kërkuar falje, madje ai është nxjerrë nga burgu për arsye shëndetësore.

“Asnjë nënë mos e provoftë, është një helm që s’duhet ta provojë asnjë nënë. Fatjponi ishte një djalë i shkolluar i dashur i shkolluar. Atë ditë do të ikte të takonte të atin në Lukovë. Në orën 14:50 pore merrnim në telefon se nuk po na përgjigjej, aty pastaj mu fik çdo gjë nuk mbaj mend asgjë.

Prej gjashtë muajsh që ka ndodhur ngjarja nuk na kanë folur kurrë dhe as nuk na kanë kërkuar falje. Fëmijët e tij të paktën duhet të na kishin kërkuar falje. Ai persona kemi dëgjuar që bënte shumë aksidente. Si lejohej të ngiste makinën 81-vjeç kur ishte i sëmurë.

Një javë para ngjarjes një kushëririn tim e nxori nga rruga pasi i zuri rrugën. Ka qenë një persona shumë problematik në këtë drejtim siç na thonë pasi ne nuk e njohim. Si mund të marrin patenta 81-vjeçarë e të dalin në rrugë? Prokurori thotë është i sëmurë ndaj e nxorën në arrest shtëpia. Kur ishte aq i sëmurë si i dhanë patentë dhe e lejonin të dilte në rrugë. Më kanë marrë zemrën, si nuk na kanë kërkuar falje as fëmijët e tij?”, shprehet ajo./Panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu