Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot komenteve të qytetarëve në platformat e rrjeteve sociale në rubrikën “Sy m’sy”.

Rama duke iu përgjigjur një komentuesi tha se Bashkimi Europian e ka thënë vetë që duam të mbyllim negociatat me Shqipërinë në 2027.

“Jam i bindur që të duket vetja shumë i zgjuar kur bën këtë lloj komenti ofendues dhe gajasesh. Mua sa më shumë kalojnë vitet, aq më pak i zgjuar më duket vetja.

Nuk po të them se çfarë mendoj unë për komentin tënd dhe hyrjen e Shqipërinë në BE por po të pyes ty: Po BE-në do ta kishte zili vallë Nastradini sipas teje meqë do të na fusë në gjirin e saj sa më parë?!

“Keni 12 vite në pushtet, dhe premtoni njësoj si bufi”- Rama i përgjigjet komentuesit: Unë bëj atë që them dhe them atë që bëj! “E ke dëgjuar BE-në kur thotë duam të mbyllim negociata me Shqipërinë brenda 2027 apo kjo të bën për të qeshur ty meqë sipas teje nuk kemi drita”, u shpreh kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë iu përgjigj edhe një tjetër komenti: “Po boll se keni 12 vite në pushtet akoma premtoni si bufi?! Rama tha se ka 11 vite e 6 muaj që bën ato që thotë dhe thotë ato që bën.

Ndërsa me ironi u përgjigj edhe për opozitën.

“Jo Vladimir unë nuk kam 12 vite që premtoj kam 11 vite e 6 muaj që bëj ato që them dhe them ato që bëj, se po të isha si bufi edhe Shqipëria do të ishte si e bufit, një vend që askush nuk e merr seriozisht, një vend i zhytur në borxhe dhe në kriminalitet me mbi 100 e kusur vrasje në vit, me qytete të rrënuara nga harresa dhe me një turizëm që mbahej gjallë vetëm nga patriotizmi i shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedonisë.

Sot vetëm kush nuk do të shohë nuk sheh, s’ka më të verbër se ai që i ka sytë, po refuzon të shikojë apo më shurdh se ai që i ka veshët, por nuk do të dëgjojë”, u shpreh Rama.

Një tjetër koment ishte “ai projekti i stadiumit në Vlorë projekti marina Vlorë apo marina Durrës kanë dalë shumë bukur”.

Duke ju përgjigjur komentuesit, Rama tha se Marina Vlorë dhe Marina Durrës janë të dyja në kantier, ndërsa për sa i përket stadiumit të Vlorës, është detajuar projekti dhe do të shpallet gara për ndërtimin e tij sipas të njëjtës formulë si stadiumi kombëtar.

“E kuptoj ironinë tënde, por duke qenë se punët e mëdha nuk bëhen sa hap e mbyll sytë siç bëhen komentet kota duhet të bësh edhe ca durim.

Marina Vlorë dhe Marina Durrës janë të dyja në kantier, po deshe mund të shkosh t’i shohësh vetë dhe të kuptosh se çfarë punë kolosale është bërë dhe vazhdon të bëhet në dy hapësira rrënojash e qymyresh deri dje.

Ndërsa për stadiumin e Vlorës është detajuar projekti që doli fitues nga konkursi dhe do të shpallet gara për partnerin privat që do të marrë përsipër ndërtimin me të njëjtin formulë si për stadiumin tonë kombëtar.

Unë them atë që bëj dhe bëj atë që them e nëse në ndonjë rast do të vonoj kjo jo për shkakun tim se nuk i lë kurrë mangët gjë punës të jesh i sigurt”, u shpreh Rama./report

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu