Shuhet në moshën 91-vjeçare legjenda e volejbollit shqiptar Vangjel Koja, thënë ndryshe “babai” i sportit të rrjetës.

Homazhet mbahen këtë në hënë në Kishën e Shën Sotirit në Korçë.

yacht hotel sarande

Ish-sportisti universal si atlet, basketbollist dhe volejbollist, kulmin e karrierës sportive do ta kishte si trajner i Dinamos në volejboll për meshkuj, ku vendosi diktatin e tij te kjo skuadër, kampione absolute në vitet ’70-’90 dhe ku arriti të hynte mes 4 më të mirave në Europë.

Ai ishte edhe trajner i ekipit kombëtar, por dhe një specialist i madh i volejbollit, ku dha një kontribut të vyer në disa klube në Shqipëri, por dhe jashtë saj. Humbja e tij la pas shumë dhimbje jo vetëm për familjen, por edhe për sportin shqiptar, pasi humbëm një vlerë të rëndësishme kombëtare./PANORAMASPORT

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu