Humb betejën me sëmundjen ish-kryeministri Fatos Nano, i cili ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare. Nano prej kohësh vuante nga probleme shëndetësore dhe këtë herë nuk arriti t’i kapërcejë. Ai kishte qëndruar për një muaj në reanimacionin e një spitali privat.

Karriera politike:
Fatos Nano nisi karrierën e tij në vitin 1991, kur u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Tranzicionit, me detyrë organizimin e zgjedhjeve të para demokratike në Shqipëri dhe përgatitjen e vendit për tranzicionin drejt një ekonomie tregu dhe sistemi demokratik. Në zgjedhjet e 31 marsit 1991 fitoi Partia Socialiste dhe Nano u caktua përsëri kryeministër, por pas dy muajsh dha dorëheqjen.

Ai u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste, pasardhëse e Partisë së Punës së Shqipërisë. Në mars 1992, pas fitores së Partisë Demokratike, Nano u burgos për akuza korrupsioni dhe abuzimi me detyrën, të cilat ai i mohoi.

Fatos Nano u tërhoq nga politika në vitin 2005, duke lënë pas një karrierë të gjatë dhe të shquar si një nga figurat kryesore të tranzicionit demokratik në Shqipëri.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu