Heqja e “non gratës” për Sali Berishën duket e pamundur, teksa kreu i PD shpresonte se me ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, do t’i hiqej emri nga lista e zezë.

 

Konsulenti i fushatës së presidentit të SHBA, Donald Trump, Chris LaCivita, i cili u prezantua në Tiranë nga Berisha, për drejtimin e fushatës së Partisë Demokratike, është shprehur në lidhje me non gratën e ish kryeministrit.

Për New York Times, LaCivita është shprehur se nuk do të lobojë te Presidenti Trump për heqjen e “non gratës” së Berishës.

LaCivita theksoi se nuk bën lobim, por fushata.

“Unë nuk bëj lobim. Unë bëj fushata, dhe këtë po bëj, është shumë e thjeshtë”, tha ai për New York Times.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu