
Tiranë, 9 qershor 2025 – Hetimet ndaj Ilir Metës, Presidentit të Partisë së Lirisë, janë shtyrë edhe për gjashtë muaj të tjerë. Lajmi u bë i ditur nga avokati i tij, Kujtim Cakrani, pas seancës së sotme në Gjykatën e Posaçme.
Sipas Cakranit, vendimi i SPAK për të zgjatur afatet e hetimit për klientin e tij është në kundërshtim me ligjin, pasi – sipas tij – janë tejkaluar të gjitha kufijtë kohorë që parashikon procedura penale.
“Sot u mor vendimi për shtyrjen e afatit të hetimeve edhe për gjashtë muaj të tjerë. Ne e konsiderojmë këtë një shkelje të hapur të të drejtave procedurale, pasi afatet ligjore janë konsumuar,” – u shpreh avokati Cakrani për mediat.
Avokati i presidentit të PL, Kujtim Cakrani: Ka mbi 7 muaj në paraburgim..dhe prokuroria çdo dy muaj duhet t’i kërkojë gjykatës pra të bëjë verifikimin e masës së sigurimit dhe prokuroria nuk e ka bërë këtë.
Ne nuk e kemi bërë kërkesën dhe ne këto do ti pasqyrojmë më vonë në Gjykatën e Strasburgut.
Prokuroria e Posaçme ka zgjatur afatet për hetimet për 6 muaj. Është hera e dytë që bëjnë.
Thotë ne po presim prova , një akt ekspertimi të ish vjehrrës së Metës se çlidhje ka zoti Meta
Javën që vjen do dorëzojmë kërkesën te Gjykata Kushtetuese sa i përket masave të sigurimit, dhe nëse nuk marrim përgjigje do i drejtohemi Strasburgut.
SPAK nuk ka dhënë ende një koment zyrtar mbi deklaratën e mbrojtjes apo mbi arsyet që kanë çuar në shtyrjen e hetimeve. Ilir Meta po hetohet për një sërë çështjesh që lidhen me pasurinë dhe veprimtari të dyshuara korrupsioni në kuadër të çështjes CEZ-DIA.
Partia e Lirisë e ka quajtur procesin ndaj Metës një “sulm të motivuar politik” dhe ka kërkuar mbylljen e hetimeve, ndërsa SPAK këmbëngul se veprimet e tij janë brenda kuadrit ligjor dhe se hetimi është në vijim e sipër.