Nga data 15 qershor, familjarët në Kavajë dhe Krujë do ta paguajnë më shtrenjtë ujin e pijshëm. Vendimi është marrë nga Enti Rregullator i Ujit (ERRU) me kërkesë të ndërmarrjes rajonale të Ujësjellësit së Durrësit, ku bëjnë pjesë 5 bashki, Durrësi, Shijaku, Kruja, Rrogozhina e Kavaja.

Në disa raste tarifa për familjarët është lënë e pandryshuar e në të tjera ajo është rritur. Konkretisht në Kavajë çmimi i furnizimit me ujë për familjet sipas vendimit që tashmë është publikuar në Fletore Zyrtare, parashikohet të rritet me 31.5 për qind. Nga 30 lekë/m3 ata do të paguajnë 50 lekë m3. Kurse bizneset e bashkisë së Kavajës, ku përfshihet dhe Golemi fatura e ujit do të rritet me 40 për qind, nis nga 15 qershori.
Në Krujë çmimi i ujit për familjarët parashikohet të rritet me 34 për qind ku nga 35 lekë/m3 ata do të paguajnë 48 lekë/m3. Ndërsa për bashkitë e Durrësit, Shijakut dhe Rrogozhinës për familjarët parashikohet që furnizimi me ujë të mos ketë ndryshim.
Për privatët apo bizneset në Durrës dhe Shijak çmimi i ujit do të rritet me 7.7 për qind krahasuar me çmimin aktual. Pra nëse sot bizneset e paguajnë ujin me 130 lek/metër kub, nga data 15 qershor do faturohen me 140 lek për metër/kub.
Më herët ERRU miratoi rritjen e çmimit të ujit dhe në bashki të tjera, si Fieri, Vlora, Lezha e Mirdita.