Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte e pranishme në ceremoninë e hapjes së Katedrales “Notre-Dame”, ku është takuar me presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump.

Presidentja Osmani ka shpërndarë në rrjetin e saj social “Facebook” një fotografi gjatë këtij takimi, ku shihet duke shtrënguar duart me presidentin Trump.

yacht hotel sarande

“Me Presidentin Trump, në ceremoninë e rihapjes së Katedrales së Parisit ‘Notre Dame’”, ka shkruar Osmani.

Mbi 40 liderë botërorë kanë marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Katedrales historike “Notre-Dame”, me ftesë të presidentit Emmanuel Macron. Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ishte ndër të parët që mbërriti në Paris, teksa ka zhvilluar takim trepalësh me Macron dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu