Data 28 Janar tashmë në shtetin e Illinois, Sh.B.A do të kremtohet si dita e lirisë. Kjo ditë u caktua e tillë nga guvernatori i shtetit të Illinois, JB Pritzker në nderim të poetit dhe shkrimtarit shqiptar Visar Zhiti.

Në proklamatën e vulosur nga guvernatori Pritzker theksohet rëndësia e kësaj dite si simbol i rezistencës së poetit ndaj regjimit dhe shtypjes. Gjithashtu thuhet se kjo ditë do të celebrohet si e tillë në përkujtim të datës 28 e cila përkon me ditën e lirimit të Zhitit nga burgu.

yacht hotel sarande

“Duke patur parasysh që Visar Zhiti, një poet dhe shkrimtar i shquar shqiptar, si dhe një kampion i të drejtave të njeriut, duroi vite të tëra burgimi të padrejtë për poezinë e tij guximtare, e cila sfidonte shtypjen dhe kremtonte shpirtin e pathyeshëm njerëzor dhe duke patur parasysh që lirimi i Visar Zhitit më 28 janar 1987 shënoi jo vetëm çlirimin e tij vetjak, por edhe një fitore për lirinë e shprehjes, duke mishëruar besimin se poezia është drita në errësirë, fjala që i mbijeton prangave; dhe, duke patur parasysh që pavarësisht përpjekjeve të një regjimi totalitar për të heshtur zërin e tij, Visar Zhiti u shfaq si një fanar shprese, duke e shndërruar dhimbjen e tij në vepra letrare të thella që na kujtojnë se, edhe në burgun më të errët, shpirti gjen rrugën drejt yjeve”

Në proklamate mes të tjerash evidentohet dhe kontributi i Zhitit i cili i emigruar nga Shqipëria në Illinois, sjell me vete dhe vlerat e letërsisë dhe trashëgimisë së vendit të tij si një personalitet tashmë dhe amerikan.

“Duke patur parasysh që Udhëtimi i Visar Zhitit e solli atë në Illinois, ku ai vazhdon të pasurojë peizazhin tonë kulturor me talentin e tij të jashtëzakonshëm, mençurinë dhe avokatinë e tij për të drejtat e njeriut, duke na kujtuar fuqinë e qëndresës dhe krijimtarisë dhe duke patur parasysh që Shteti i Illinois-it është krenar që është shtëpia e një individi, historia e jetës dhe veprat letrare të të cilit pasqyrojnë triumfin e shpirtit njerëzor mbi tiraninë dhe frymëzojnë brezat për të çmuar lirinë dhe dinjitetin dhe duke patur parasysh që Komuniteti Shqiptaro-Amerikan dhe të gjithë qytetarët e Illinois-it festojnë trashëgiminë e qëndrueshme të tij, duke njohur kontributet e tij në letërsi, mbështetjen e tij të palëkundur për drejtësi dhe aftësinë e tij për t’u dhënë zë të heshturve dhe duke patur parasysh që është e duhura të përkujtojmë 28 Janarin si një ditë për të nderuar Visar Zhitin dhe jetën e tij të jashtëzakonshme, duke siguruar që historia e tij të rezonojë me brezat e ardhshëm dhe që liria është një poemë e shkruar në zemrat e të gjithë njerëzve.

Unë, Guvernatori i Shtetit të Illinois-it me anë të kësaj shpall 28 Janarin 2025 si Dita e Visar Zhitit, një ditë për të celebruar vlerat e lirisë artistike, të të drejtave të njeriut dhe qendresën e shpirtit njerëzor. Në dëshmi të kësaj, unë kam vënë dorën time këtu dhe kam urdhëruar që të vendoset Vula e Madhe e Shtetit të Illinois-it’

Proklamata iu dorëzua Visar Zhitit nga Presidenti i Komunitetit Shqiptar në Illinois, AACI, Edon Shaqiri dhe Presidentja e “Care for Albania”, Dr. Sonila Sejdaras në një ceremoni të mbajtur në Chicago-s, në 727 Ëest Madison St. ku morën pjesë personalitete shqiptare të fushave të ndryshme të cilët jetojnë dhe punojnë në SHBA.

“Unë dola nga portat e hekurta të burgut në atdhe dhe arrita në dritat marramendëse të Chicagos në SHBA, nuk jam vetëm, para meje kanë ardhur plot e plot të tjerë. Këtu liria është më e vërtetë dhe më e fortë,dhe që na bën ta duam shumë këtë vend si një atdhe i ri dhe na bën ta duam edhe më shumë atdheun që lamë dhe e di që rruga më e rëndësishme e lirisë është ajo që të çon tek vetja ashtu si tek tjetri, te e mira dhe te ardhmëria. Liria jeni ju” u shpreh Visar Zhiti gjatë fjalës së mbajtur.

Në ceremoni mori pjesë dhe aktori shqiptar me famë botërore Jim Belushi, i cili lexoi dhe disa poezi të Visar Zhitit./ shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu