
Shtëpia e Bardhë ka zbuluar një portret të ri të Donald Trump, që protret që e tregon në një dritë paksa të ndryshme nga ai i treguar para inaugurimit të tij në janar. Në këtë portret, presidenti amerikan mban veshur kravatën e tij ikonike të kuqe, tiparet e të cilit theksohen nga hijet në një sfond të errët.
Në fotografinë e mëparshme, manjati kishte një fytyrë më të shndritshme dhe mbante veshur një kravatë blu me flamurin amerikan në sfond, ndërsa në versionin e ri sfondi është i zi.
Të dyja imazhet u bënë nga fotografi zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, Daniel Torok./shqiptarja