Një debat banal ka përfunduar në një sulm me thikë në Itali, ku të përfshirë ishin një 32-vjeçar shqiptar dhe një 52-vjeçar Italian.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, të diëlën e 29 shtatorit, në Corso Sebastopoli, pranë kryqëzimit me Corso IV Novembre, ku shqiptari ka goditur me thikë italianin.
32-vjeçari ka sulmuar italianin, duke e goditur me thikë. Po ashtu shqiptari ka vijuar ta sulmojë 52-vjeçarin, duke e goditur në fytyrë. I plagosuri është transportuar në spitalin Molinette dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori u ndalua nga policët e stacionit policor Barriera Nizza dhe u arrestua me akuzën e sulmit të rëndë. Nga policia u konstatua se italiani nuk e kishte njohur 32-vjeçarin para goditjes me thikë. /vizionplus.