
Armë dhe municione të fshehura në furgon, arrestohet shqiptari
Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Lido Adriano, në zonën e Ravenës në Itali ku një i ri u plagos me thikë . Mediat lokale shkruajnë se për arsye ende të paqarta, ndoshta xhelozi, dy të huaj, një shqiptar dhe një maqedonas, u përballën me njëri-tjetrin dhe njëri prej të dyve u godit disa herë me thikë.
Autori shqiptar, mbi të pesëdhjetat, iku me një motoçikletë, por duket se është një person tashmë i njohur për policinë që është në ndjekje të tij.
23-vjeçarit të plagosur me thikë, iu dha ndihma e parë nga ekipi i urgjencës, u intubua në vend dhe u transportua në spitalin Bufalini në Cesena, me një helikopter shpëtimi. Karabinierët dhe policia ndërhynë në vendngjarje dhe po hetojnë për të hedhur dritë mbi incidentin./Lapsi